Njoftim 12.06.2017

Njoftim 12.06.2017

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Znj. Pranvera Strakosha, priti në një takim punë Ambasadorin Peter Tejler, kreun e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR së bashku me përfaqësues të tjerë të këtij misioni. Komisioneri informoi ambasadorin Tejler për planin e veprimeve mbi monitorimin e sjelljes
së nëpunësve civile gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 Qershorit, për Kuvendin e Shqipërisë. Nëpërmjet urdhrit të brendshëm nr. 44, date 05.05.2017, Komisioneri ka ngritur strukturën e grupit te gatshëm për të monitoruar administratën publike nëpërmjet raportimeve ditore sipas rregulloreve të miratuara prej grupeve të monitorimit të ngritura pranë tyre.

Aktualisht, Komisioneri po mbikëqyrur 156 institucione të cilët punësojnë rreth 11,295 nëpunës civile, ne lidhje me zbatimin e kërkesave te nenit 37 te ligjit titulluar “Te Drejtat Politike” ku shprehen te drejtat dhe kufizimet ne lidhje me pjesëmarrjen ne fushatën zgjedhore te nëpunësve civile.
Komisionieri informoi Ambasadorin Tejler mbi gjetjet dhe rekomandimet përkatëse drejtuar institucioneve pjesë përbërëse e procesit qe kane rezultuar nga raportimet e vete institucioneve si dhe nga sondazhet e kryera nga grupet e punës të përbërë nga 12 inspektorët e gatshëm, të cilët janë vënë në dispozicion të këtij procesi, për të verifikuar vërtetësinë e fakteve të raportuara nga institucionet, apo po për të kontrolluar drejtpërdrejtë prezencën në
punë të nëpunësve civilë.

Gjithashtu, Komisioneri ka verifikuar dhe po vazhdon verifikimet kryesisht, për çdo denoncim nga subjekte të ndryshme, si dhe nga media e shkruar apo elektronike, ndaj nëpunësve civilë që ushtrojnë veprimtarinë në institucionet e administratës shtetërore.
Nga ana e tij, shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR Z. Peter Tejler prezantoi objektivat e punës, rolin në procesin monitorues dhe raportues te vëzhguesve si dhe shkëmbeu mendime dhe opinione lidhur me përfshirën e administratës publike në procesin zgjedhor.
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil e siguroi Ambasadorin Tejler se do të vazhdoje të kryeje me rigorozitet dhe intensitet të plotë procesin e monitorimit të sjelljes së nëpunësve civil deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor, duke garantuar zbatimin e drejtë të të gjitha dispozitave ligjore në fuqi. Komisioneri është transparent për të informuar opinionin publik në lidhje me të gjitha aspektet e veprimtarisë së tij, gjatë monitorimit të sjelljes së nëpunësve civilë në të gjithë territorin e vendit.

Me respekt,
KOMISIONERI
Pranvera STRAKOSHA

Njoftim per shtyp 12.06.2017

No Comments

Post A Comment