Misioni dhe Vizioni

Misioni dhe Vizioni i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

Duke shfrytëzuar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, Komisioneri ka si mision të tij garantimin e zbatimit të ligjit nga ana e intitucioneve që përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, ndryshuar, gjatë procesit të administrimit të shërbimi civil.

 

Vizioni ynë është krijimi i një administrate të qëndrueshme, profesionale, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike. Institucionet e administratës shtetërore gjatë administrimit të shërbimit civil të udhëhiqen nga parimi i shanseve të barabarta, mosdiskriminimit, transparencës dhe profesionalizmit.