Njoftim 26.05.2017

Njoftim 26.05.2017

Në lidhje me ecurinë e procesit të monitorimit të sjelljes së nëpunësve civil gjatë fushatës zgjedhore Ashtu si edhe është njoftuar më parë, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në kushtet e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, 2017, po vijon procesin e monitorimit të sjelljes së nëpunësve civilë, gjatë fushatës zgjedhore.

Aktualisht funksionon grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Komisionerit, i cili koordinon dhe monitoron veprimtarinë në institucionet e përfshira në këtë proces, ndër të cilat 16 Ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë, përfshirë edhe 12 Prefektët e Qarkut, Drejtoritë e Bujqësisë, Drejtoritë e Arsimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave, etj., si dhe 73 njësi të qeverisjes vendore (61 Bashki dhe 12 Këshilla të Qarkut). Konstatohet se janë ngritur Komisionet e Monitorimit dhe janë miratuar Rregulloret e funksionimit të tyre, si dhe janë emëruar koordinatorët me palët e interesuara, në 64 institucione, nga te cilat 38 bashki, 12 Këshilla Qarku, 11 Ministri dhe 3 Prefektura, të cilët i kanë dërguar këto akte pranë Komisionerit, ndërkohë që është në përfundim procesi për ngritjen e këtyre strukturave edhe në institucionet e tjera.

Nga verifikimi i kryer sot, në datën 26.05.2017 nga grupet e punës, konstatohet se në ministritë e linjës, ka filluar nga puna grupi i monitorimit, sipas rregullores së veprimtarisë së tij. Po kështu, kanë ardhur informacione edhe nga disa bashki të vendit, ç`ka tregon se procesi ka filluar dhe vijon të zhvillohet normalisht.
Gjatë komunikimit me institucionet, nga ana e tyre janë ngritur problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë proces, ndër të cilat është kërkuar nga Komisioneri, për të interpretuar ligjshmërinë e pjesëmarrjes së nëpunësve civilë, në institucionet që administrojnë procesin zgjedhor.
Qëndrimin e Komisionerit, që i është komunikuar institucioneve në këtë rast, mund ta gjeni më poshtë, të plotë

NJoftim per shtyp 26.05.2017

No Comments

Post A Comment