Denoncim

Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; ligjit nr. 152/2013”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit nr. 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, Vendimin nr. 9/2020 të KQZ “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka filluar procesin e monitorimit të sjelljes së nëpunësit civil në të gjitha institucionet që punësojnë nëpunës civilë, gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim që të sigurohen parimet e administrimit të shërbimit civil.

 

Në këto rrethana, kërkojmë bashkëpunimin e institucioneve dhe shoqërisë civile për të denoncuar përfshirjen, nxitjen, urdhërimin, shantazhimin apo kërkesën për përfshirjen e punonjësve të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe të nëpunësve civil në veprimtari politike apo në mbështetje të një subjekti zgjedhor apo të kandidatit në zgjedhje, duke plotësuar fushat e mëposhtme: