Programi i Transparencës për Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
Programi i Transparencës për Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014“Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (KMSHC) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KMSHC do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KMSHC-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.kmshc.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
Faqja zyrtare e KMSHC-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KMSHC-së janë:
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë | Baza ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e publikimit | Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Përshkrimi i porcedurës së zgjedhjes, kompentencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. | Neni 7/1/a/d | -Vendim miratimi -Struktura -Struktura e pagave -Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve - Parashikimet ligjore në Nenin 19, Ligji Nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar. VKM Nr.242, datë 18.03.2015, i ndryshuar. | Pas botimit në fletoren zyrtare. Përditësohet pas çdo akt emërimi. | Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh” | Drejtoria e Çështjeve Juridike & Marrëdhënieve me Jashtë. Drejtoria e Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse. |
Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër | Neni 7/1/b Neni 38/a i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar | - Ligje - VKM - Raport vjetor - Rregullore e Brendshme | Pas botimit në fletoren zyrtare. Pas miratimit të urdhrit nga Komisioneri. Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend. | Në faqen zyrtare në menunë: “Legjislacioni” “Publikime” | KMSHC dhe institucione të tjerë |
Informacion për proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe proçedurat e ankimit përkatës. | Neni 7/1/c | - Format kërkese - Format ankese - Adresë postare: Rruga: "Abdi Toptani", ish-hotel "Drini", Tiranë Orari: E hënë - E enjte 08:00 - 16:30 E premte 08:00 - 14:00 - Adresë e-mail: info@kmshc.al kmshc@kmshc.al | Pas miratimit të Programit të transparencës, Menjëherë në rast ndryshimesh | Në faqen zyrtare në menunë “E drejta për informim” | Drejtoria e Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontakt et e koordinatorit për të drejtën e informimit | Neni7/1/ç | - Koordinatori Griselda Haska (Balili) e-mail: griselda.haska@kmshc.al Tel: 04 22 68141 Adresa: Rruga: "Abdi Toptani", ish-hotel "Drini", Tiranë Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 E Premte 08:00 - 14:00 | Pas miratimit të urdhërit për caktimin e koordinatorit | Në faqen zyrtare në menunë “E drejta për informim”. Bashkëlidhur programit te Transparencës. | Drejtoria e Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjejes për marrjen e vendimeve | Neni 7/1/d | Parashikimet ligjore në nenin 19, Ligji Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar. VKM Nr.242, datë 18.3.2015. | Menjëherë pas botimit në fl/zyrtare. E përhershme | Në faqen zyrtare në menunë “Institucioni/ rreth nesh” Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacioni | Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore Drejtoria e Çështjeve Juridike |
Mekanizmat monitorues; Raporte auditi; Dokumentet me tregues performance; | Neni7/1/dh | - Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë - Raporte monitorues 4 mujor | Menjëherë pas depozitimit në KMSHC ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve | Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” | Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Hetimit Administrativ. Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. |
Buxheti | Neni 7/1/e | - Plan Buxheti - Raporte të Financës | Pas miratimit të ligjit të buxhetit. Çdo tre mujor. | Në faqen zyrtare menunë “Publikime” | Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Informacion për proçedurat e prokurimit | Neni 7/1/ë | - Rregjistri i realizimit të prokurimeve | Menjëherë pas dërgimit në APP. | Në faqen zyrtare menunë “Publikime” | Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Shërbimet e autoritetit për publikun | Neni 7/1/f | - Rregjistri i njoftimeve | Përditësohet periodikisht | Në faqen zyrtare menunë “Publikime” | Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore |
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik. | Neni 7/1/g | Për ankesa në lidhje me veprimet ose mosveprimet të KMSHC-së, ju mund të shkruani në adresat e postës elektronike info@kmshc.al ose kmshc@kmshc.al | |||
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj | Neni 7/1/gj | - p/akt ligjor dhe nënligjor - p/strategji | Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues | Në faqen zyrtare menunë “Publikime | Drejtoria e Çështjeve Juridike |
Mbajtja e dokumentacionit nga KMSHC | Neni 7/1/h | - Urdhëri dhe tabela - Ligji për arkivat | Pas miratimit të urdhrit të Komisionit të Ekspertizës | Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” | Specialisti i Arkiv - Protokollit |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 | Neni 7/1/i | - Tabelë | Pas miratimit të programit të transparencës | Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës” Me kufizime të identitetit të ankuesit | Koordinatori i të drejtës për informim |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh | Neni 7/1/k | - Raporte të Mbikëqyrjes dhe të Inspektimit - Vendime të Mbikëqyrjes dhe të Inspektimit - Nëpunës civil (vende vakante) | Pas miratimit nga Komisioneri. Pas çdo krijimi të vendit vakant. | Në faqen zyrtare në menunë “Raportet e Mbikëqyrjes dhe Inspektimit”. Me kufizime të subjekteve të të dhënave personale në vendime dhe rekomandime. Në faqen zyrtare në menunë“Institucioni". | Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë |
Informacione të tjera të dobishme | Neni 7/1/l dhe shkronja “h” e nenit 31 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar | - Materiale ndërgjegjësuese dhe evente | Pas miratimit nga Autoriteti Publik | Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” | KMSHC |
V.PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KMSHC-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit kmshc.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI.MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
Adresa: Rruga “Abdi Toptani”, ish-hotel “Drini”, Tiranë, Shqipëri
Orari: 8:00 – 16:30 nga e hëna në të enjte dhe 8:00 – 14:00 të premten